Home / Rajoni / Maqedonia / 17 vite nga Marrëveshja e Ohrit

17 vite nga Marrëveshja e Ohrit

Sot shënohen 17 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni duke krijuar një kornizë për bashkëjetesë ndëretnike.
Marrëveshja u ndërtua mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërprerja e armiqësive
2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë
5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).

Leave a Reply

Your email address will not be published.