Home / Politika / Pikat e basteve, Hasa: PD do anulojë çdo ligj selektiv

Pikat e basteve, Hasa: PD do anulojë çdo ligj selektiv

Partia Demokratike akuzon qeverinë së po favorizon subjektet e pikave të basteve të palicensuar për të zgjeruar tregun e bixhozit për pastrimin e parave të pista.

Deputeti i PD, Endri Hasa  shprehet se të dhënat zyrtare të publikuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte, që kanë ushtruar këtë aktivitet pa u pajisur me licencë.

“Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi faktin se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri. Normalisht, këto 1940 biznese bixhozi duhej të ishin gjobitur për aktivitetin e palicensuar me të njëjtën ashpërsi që gjobitet një biznes i zakonshëm, kur nuk lëshon faturë tatimore apo nuk paguan taksat”, tha ai.

Duke krahasuar shifrat gjatë qeverisjes së demokratëve, Hasa shton se “në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, pikat e basteve janë katërfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: