Home / Bota / Tragjedi në Xhenova, të paktën 11 të vdekur pas shembjes së urës

Tragjedi në Xhenova, të paktën 11 të vdekur pas shembjes së urës

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.

Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.

Skuadrat e emergjencave kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Flitet për më shumë viktima, me siguri mbi 11, pasi 5 raportohen të plagosur në gjendje të rëndë, por numri mund të rritet pasi zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në makinat e tyre nën rrënoja.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: