Home / Kronika / Shembja e urës në Xhenova: Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, dy shqiptarë mes viktimave

Shembja e urës në Xhenova: Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, dy shqiptarë mes viktimave

Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që humbën jetën në shembjen e urës në Xhenova të Italisë.

Pas Marjus Djerrit, 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë, mësohet se një tjetër shqiptar ka vdekur pasi ura u shemb duke shkaktuar 35 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shqiptari tjetër që ka humbur jetën është Edi Bokrina.

Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.

Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Xhenova në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një dite më parë.

Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: