Kosova

Shqiptarët po ua shesin serbëve pronat e tyre në ver

Pa asnjë mbështetje nga institucionet e shtetit të Kosovës shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë vazhduar t’i shesin pronat e tyre. Nga rreth 500 banesa të uzurpuara kanë mbetur pa u shitur edhe rreth 250 sosh, ndonëse zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, siguron se mbahen të uzurpuara edhe 430 banesa.

Kthimi i shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës në banesat dhe në shtëpitë e tyre të uzurpuara po realizohet me vështirësi të mëdha, ndonëse në kohë të fundit një organizatë e huaj ka financuar rregullimin e 20 banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës për të krijuar kushte për kthim.

Pa mbështetje të institucioneve të Kosovës për një kohë të gjatë dhe duke iu lënë vetvetes shumë shqiptarë i kanë shitur tashmë banesat e tyre dhe shtëpitë.

Ndonëse i ishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës për ta ndalur spastrimin etnik që kryen Serbia duke i blerë shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tashmë shqiptarët kanë shitur rreth 60 për qind të shtëpive dhe rreth 50 për qind të banesave të tyre në veri të Mitrovicës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button