Home / Rajoni / Gjermania thekson rëndësinë e ekonomisë turke

Gjermania thekson rëndësinë e ekonomisë turke

Ministri turk i Financave, Berat Albayrak dhe homologu i tij gjerman, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike kanë folur rreth sanksioneve dhe hapava të ndërmarra kundër ekonomisë së Turqisë.

Sipas burimeve ministrore turke, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, ka thënë se ekonomia turke ka rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria turke theksojnë se ministri turk i Financave, Berat Albayrak dhe homologu i tij gjerman, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike kanë folur rreth sanksioneve dhe hapave të ndërmarra kundër ekonomisë së Turqisë.

Të dy ministrat janë pajtuar të ndërmarrin hapa për të rritur lidhjet ekonomike.

Albayrak tha se mbështetja që iu ofrua Turqisë vërtetoi premtimin për marrëdhëniet pozitive me BE-në.

Sipas deklaratës së ministrisë, të dy ministrat vendosën të takohen në Berlin më 21 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.