Home / Ekonomia / Monedha vendase, ende e fortë. Euro mbetet në kuotën e 125.5 lekëve

Monedha vendase, ende e fortë. Euro mbetet në kuotën e 125.5 lekëve

Leku e ka mbyllur javën me një forcim të lehtë ndaj valutave kryesore, euros, dollarit amerikan dhe paundit britanik.
Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik dhe të fluksit të kthimit të emigrantëve, monedha vendase ka mbajtur pothuajse të njëjtat vlera gjatë të gjithë gushtit kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në 1 gusht një euro këmbëhej me afro 125.6 lekë, ndërsa këtë fundjavë, një euro vlerësohet me 125.5 lekë. Banka e Shqipërisë po e ndjek nga afër situatën, me qëllim për të mbajtur një kurs të qëndrueshëm, në kushtet kur nga fillimi i vitit euroja është zhvlerësuar me gati 8 pikë ndaj lekut.

Situata paraqitet e njëjtë edhe me valutën e Mbretësisë së Bashkuar. Një paund, gjatë të gjithë gushtit ka pasur një kurs zyrtar prej rreth 140 lekësh. Edhe dollari ka qenë i qëndrueshëm javën e fundit, por në krahasim me fillimin e muajit, monedha amerikane ka fituar gati 3 pikë ndaj lekut.

Më 1 gusht, një dollar u këmbye me rreth 107.5 lekë, ndërsa këtë fundjavë, sipas Bankës së Shqipërisë një dollar kushton 110.2 lekë. Ky forcim i monedhës amerikane vjen edhe pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, ku dollari është forcuar në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: