Home / Kosova / Trump dhe Macron thërrasin Vuçiqin në takim për Kosovën

Trump dhe Macron thërrasin Vuçiqin në takim për Kosovën

Ata do të takohen më 11 nëntor në Paris me rastin e njëqindvjetorit të fitores në Luftën e Madhe. Para shkuarjes në Paris Vuçiq do ta takojë Putinin dhe Xi Jingpingun.

Një hap i madh përpara në zgjidhjen e nyjës së Kosovës mund të bëhet në nëntor kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq takohet me liderët e SHBA-së dhe Francës, Donald Trump dhe Emmanuel Macron, shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Ata më 11 nëntor do të takohen në kryeqytetin francez me rastin e njëqindvjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore u tema kryesore do të jetë zgjidhja përfundimtare për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.

Para këtij takimi Vuçiq do të bisedojë me kryetarin rus, Vladimir Putin, i cili shkon në Beograd në fillim të nëntorit, ndërsa më herët ai planifikon të takohet edhe me kryetarin e Kinës, Xi Jingping, në Nju Jork me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 25 shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: