Sporti

Igli Tare: Lotito një gjeni, ja sa vlen Strakosha

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios ishte i ftuari special i mbrëmjes në “Zona Gol”. Shqiptari që ka arritur të bëjë mrekulli në një rol të lartë drejtuesi në futbollin italia foli për shumë çështje, për çelësin e suksesit në karrierën e tij, marrëdhënien e presidentin Lotito dhe shqiptarët që luajnë te Lazio.

I mërzitur nga starti me humbje i Lazios?

Ta fillosh me humbje nuk mund të jesh i lumtur. Nuk mund të them që ishte e pritshme. Erdhëm me shumë probleme, sepse na mungonin tre lojtarë të skualifikuar, si Lucas dhe Levia, Lukaku dhe Berisha ishin të dëmtuar. Edhe lojtarët që janë kthyer nga Botërori kanë vetëm 13 ditë stërvitje me skuadrën, edhe Luis Alberto është vonë me stërvitjen. Skuadra është, kjo humbje nuk duhet të përsëritet më. Kishim disa minuta “black-out”-i si me Napolin. Duhet të jemi pozitivë dhe optimistë sepse kemi cilësi.

Ka kaluar mërzitja e humbjes së fundit të sezoit të kaluar me Interin?

Natyrisht që djeg akoma, sepse Interi nuk na mposhti me lojë, por me goditje standarde. Për ne ishte fatkeqësi, sepse me sezonin që bëmë duhet të ishim në Champions League. Janë eksperienca që të mësojnë që të mos bësh ato gabime që ke bërë më parë.

Më e vështirë futbollist apo drejtues?

Të jem i sinqertë preferoj të bëj futbollistin, është ajo që ëndërron të bëjë çdokush. Futesh në një botë krejt ndryshe si drejtues. Fati i keq apo i mirë ishte se dola krejt papritur nga fusha e futbollit. Ajo zgjidhje në fillim ishte shumë e vështirë, sepse nuk kisha eksperiencë, por besimi dhe këshilla që kam patur nga presidneti Lotito kanë qenë shumë të rëndësishme. Ai është një mjeshtër në bërjen e tratativave si në blerje dhe në shitje. Është diçka që të jep, por edhe të merr shumë. Jam kurioz që çdo ditë të mësoj diçka të re. Mendon se ke mësuar apo parë gjithçka, por jeta ka shumë gjëra për të mësuar dhe kjo më bën kurioz.

Ku bazohesh kur pikas një talent? Nisesh nga cilësitë që ka apo nevojat e skuadrës?

Janë disa parametra shumë të rëndësishme për nivelet e larta. Duhet të jenë lojtarë që interpretojnë disa role, sepse ka të bëjë shumë me inteligjencës e tyre tenike dhe taktike. E kam patur gjithmonë dëshirën që skudra jonë të ketë një lloj filozofie, të jetë entuziazmuese, fituese, por nuk është e lehtë, sepse edhe mënyra e interprerimit të lojës, sistemi i famshëm që luanim në kombëtaren tonë 3-5-2, në Itali interpretohet ndryshe. Lazio e bën këtë me mesfushorë shumë sulmues. Dalim shpejt nw sulm pwr t’i kapur në befasi kundërshtatët, shënojmë shumw gola. Por duhet të jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, që të mos pësojmë. Ky është prioriteti ynë këtë sezon.

Sa e vështirë është tw mbani presionin duke mos lejuar largimin e futbollistëve tw mëdhenj?

Ne kemi një situatë të tillë, për të arritur atë nivel jo vetëm teknik, por edhe financiar, duhet të bëjmë shitje për të rregulluar buxhetin, për të rritur rrogat dhe investuar lojtarë të rinj. Jemi mundur ta mbajmë skuadrën në nivel kompetitiv, pra të kesh mundësi të arrish objektiva të rëndësishëm. Kemi krijuar një ambient shumë pozitiv, të gjithë lojtarët që janë apo dhe janë larguar kanë një lidhje emotive me Romën, kënaqësia më e madhe është se shumica e tyre shprehin dëshirën për t’u rikthyer. Kjo më bën krenar dhe sa herë që kam konferenca shtypi mundohem të them që Lazio duhet të jetë një klub si pikarritje dhe jo pikënisje. Kem një projekt pozitiv dhe ambicios dhe shpresoj që koha të na japë të drejtë.

Do të ishte më mirë të lëvizje nga Italia?

Ma bëjnë shpesh këtë pyetje. Raporti im me Lazion është rritur ndër vite dhe është i thellë. Janë shumë vite që kam kaluar këtu. Lidhja emotive është shumë e madhe, jam krenar që punoj me këtë klub. Kam patur oferta nga klube shumë të rëndësishme, por kam menduar se nuk është momenti për të lëvizur, por në të ardhmen pse jo.

Si ka qenë e vërteta e Interesimit të Milanit? Të tundoi Milani?

Çdo fjalë që flas këtu, do të jetë në shtypin italian. Nuk më pëlqen të komentoj zgjedhje që janë bërë nga klubet e tjera.

Interesime nga Anglia apo…?

Ka patur.

A ka patur oferta zyrtare nga Reali për Milinkovic-Savic?

Nuk është e vërtetë që ka ardhur një ofertë. Milinkovic-Savic është shumë i lidhur emocionalisht me klubin tonë. Por ne nuk do t’ia mohojmë mundësinë për të luajtur në një klub të madh.

Po Juventusi ka bërë ofertë për të?

Është e pamohueshme, ka patur interesim, por merkatoja është e mbyllur, lojtari do të qëndrojë te Lazio.

Lotito mbahet si president koprac, a do t’ju pëlqente të ishit drejtor në një klub ku mund të shpenzosh më shumë? Ku do të dukej më mirë puna juaj?

Deri tani kam provuar variantin e parë. Sa i përket Lotitos, është numri një në Itali në manaxhimin e një klubi. E kam prekur nga afër, çdo problem që kemi patur e kemi zgjidhur në mënyrë gjeniale. Kemi shlyer borxhet dhe e kemi mbajtur në nivel konkurrues skuadrën. Është meritë e tij absolute.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button