Home / Rajoni / Maqedonia / Dimitrov udhëton në SHBA për takim me Pompeon

Dimitrov udhëton në SHBA për takim me Pompeon

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nga sot deri më 22 gusht do të qëndrojë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (SHBA), me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Ministria e Jashtme e Maqedonisë, krahas takimit me sekretarin e Shtetit, Pompeo, Dimitrov është paraparë të takojë edhe disa zyrtarë të lartë të administratës amerikane, më saktësisht nga Këshilli për Siguri Kombëtare, Departamenti i Shtetit, Kongresi, por edhe përfaqësues të OJQ-ve dhe institucioneve tjera me seli në Washington.

Vlenë të theksohet se vizita e ministrit të Jashtëm Dimitrov në SHBA, realizohen në prag të referendumit në Maqedoni i cili është caktuar për datën 30 shtator.

Referendumi është pjesë e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut, që paraqet kushtin kryesor për anëtarësim të vendit në NATO dhe çelje të negociatave me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.