Home / Kronika / Aksident tragjik në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes 4 të plagosurve ka edhe fëmijë

Aksident tragjik në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes 4 të plagosurve ka edhe fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Levan. Sipas raportimeve të para mësohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes me targa AA 446 OP, një mjet Audi me targa AA 616 FN, si dhe një tjetër mjet tip Mercedes.

Në automjetin tip Audi bëhet e ditur se ishin 4 persona, ndërsa në Mercedes-in me targa AA 446 OP ka qenë një çift me dy fëmijë, ndërsa në mjetin tjetër tip Mercedes ka qenë vetëm shoferi.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: