Home / Bota / Turqia padit SHBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë

Turqia padit SHBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë

Turqia padit në Organizatën Botërore të Tregtisë SHBA-në, pasi kjo e fundit rriti tarifat e importit të aluminit dhe të çelikut.

Turqia pretendon se veprimet e Shtëpisë së Bardhë nuk janë në përputhje me një numër dispozitash të Marrëveshjes së OBT-së mbi Masat Mbrojtëse dhe Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) 1994, informon Reuters.

Sipas rregullave, Turqia dhe SHBA u kërkohet të arrijnë një marrëveshje brenda 60 ditësh pas ankesës që Ankaraja bëri në OBT përndryshe çështja do të zgjidhet nga ky organizëm

SHBA vendosi rritje të tarifave sa i takon produkteve të çelikut dhe të aluminit për Turqinë pas arrestimit të pastorit amerikan Andreë Brunson, për akuzën e spiunimit dhe terrorizmit në Turqi.

Më 10 gusht presidenti Donald Trump autorizoi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin, respektivisht me 50% dhe 20%.

Në kundërpërgjigje Turqia më 15 gusht mori dekret për të rritur tarifat për alkoolin me 140 për qind, makinat e pasagjerëve me 120 për qind, duhanin me 60 për qind dhe orizin me 50 për qind.

Leave a Reply

%d bloggers like this: