Home / Bota / Itali, tragjedi në kanion; 11 ekskursionistë të vdekur, 3 të zhdukur

Itali, tragjedi në kanion; 11 ekskursionistë të vdekur, 3 të zhdukur

Në anën tjetër 20 janë të shpëtuarit. Skuadrat e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës ndërkohë që operacionet e kërkimit vijojnë edhe sot.

Janë zjarrfikësit, policia pyjore, trupa kombëtare e shpëtimit etj që janë angazhuar në këto operacione.

Por fatkeqësisht bilanci i viktimave pritet të rritet. Siç shpjegon kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara.

Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published.