Politika

Kurban Bajrami, ambasada e SHBA-së në Tiranë uron besimtarët myslimanë

Amabasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot githë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë për një Bajram kuptimplotë dhe të bekuar.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button