Kronika

Lezhë, 2 të rinj humbin jetën në aksident

Një aksident fatal për dy të rinj ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në superstradën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se pak pas mesnate, rreth orës 01:40 të së mërkurës, në superstradën Lezhë -Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, policia është njoftuar për një aksident të rëndë automobilistik.
Pasi ka mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se policia ka konstatuar se mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin Gentian Toma 32 vjeç, banues në Mabë-Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 22 vjeç, banues në Lezhë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” Gentian Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button