Home / Kronika / Greqia liron biznesmenin Edmond Bego: Ndalimi, gabim i policisë!

Greqia liron biznesmenin Edmond Bego: Ndalimi, gabim i policisë!

Edmond Bego është liruar nga autoritetet greke në Igumenicë, pasi u ndalua për disa ditë.

Lajmi konfirmohet nga avokati i tij.

Ai tha se Bego është liruar dhe po udhëton drejt Shqipërisë.

Sipas avokatit, policia greke e kishte ndaluar Begon gabimisht, për një dënim në Itali, të cilin ai e kishte shlyer.

Ndalimi i Begos u kthye në një çështje politike këto dite, duke qenë se PD pretendonte se ai kishte mbrojtje politike.

Por, policia greke i ka nxjerrë blof, pasi pas verifikimeve, e ka liruar Begon.

Sipas Interpol Romës, Bego nuk është person në kërkim dhe nuk ka asnjë çështje të hapur në Itali. Kjo ka bërë që  Bego të lirohet nga burgu.

Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.