Home / Kosova / Korrigjimi i kufijve nuk është “shkopi magjik” për preshevarët

Korrigjimi i kufijve nuk është “shkopi magjik” për preshevarët

Shqiptarët e Komunës së Preshevës e ëndërrojnë bashkimin me Kosovën, por të paktë janë ata që e shohin këtë si shpëtim për pakënaqësitë e jetës së përditshme.
Që kur u përmend për herë të parë mundësia e të ashtuquajturit “korrigjim i kufijve”, kjo është temë dite për banorët e zonës.

Gjermania ka dalë hapur kundër mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan, por Shtetet e Bashkuara duket sikur po e mbështesin në heshtje nismën që përfshin mundësinë e një shkëmbimi tokash, sipas të cilit Bujanoci dhe zona të tjera të populluara nga shqiptarë në jug të Serbisë t’i kalojnë Kosovës, ndërsa prej kësaj të fundit të shkëputet veriu i dominuar nga serbë.

Banorët e Bujanocit e bëjnë të qartë se ata nuk dëshirohen nga Serbia. “Ndonjëherë – tha për BIRN kryebashkiaku Shaip Kamberi, – kam përshtypjen se Beogradi na trajton si një lloj elementi të huaj”.

Ai u ka kërkuar të dyja qeverive, asaj serbe dhe asaj kosovare, që të japin sqarime. Aleksandar Vuçiç kërkon që Kosova të lëshojë veriu; Hashim Thaçi këmbëngul për ndryshim kufiri, i cili t’i lejojë Luginës së Preshevës bashkimin me Kosovën.

Diskutimet rrihen nëpër tryeza politike, por personat që preken drejtpërdrejt prej tyre thonë se u është dhënë shumë pak informacion. Udhëheqësit politikë shqiptarë të rajonit janë duke lobuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të përfshihen në agjendën e bisedimeve të Brukselit.

Kur vjen fjala te bashkimi me Kosovën, serbë dhe shqiptarë ndajnë natyrshëm qëndrime të ndryshme, por bashkohen në mosbesimin dhe një lloj cinizmi drejtuar politikanëve që vendosin fatin e tyre, ndërkohë që ata vet përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës në këtë cep të varfër të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.