Home / Kronika / Korçë, gjendet i pajetë një person në banesën e tij

Korçë, gjendet i pajetë një person në banesën e tij

Një burrë është gjetur i pajetë sot në mëngjes në banesën e tij në lagjen 6 të Korçës. Viktima është Nevruz Fiqi, rreth 50 vjeç nga qyteti i Korçës.

Sipas të dhënave të para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit, ndaj pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.

Burime të rezervuara thanë se viktima ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia. Të njëjtat burime thanë se mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin. Mësohet se Nevruz Fiqi jetonte në banesë me vëllanë e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: