Home / Kosova / “European Forum Alpbach”: Thaçi dhe Vuçiq takohen nesër në Vjenë

“European Forum Alpbach”: Thaçi dhe Vuçiq takohen nesër në Vjenë

​Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në “European Forum Alpbach”.

Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.