Home / Europa / Cameron i kujton Kinës detyrimet kundrejt Hong Kongut

Cameron i kujton Kinës detyrimet kundrejt Hong Kongut

David Cameron on a visit to the Gulf StatesKryeministri britanik David Cameron u shpreh shumë i preokupuar nga manifestimet në Hong Kong dhe i kujtoi Kinës detyrimet e saj kundrejt ish-kolonisë britanike.

“Kur ne arritëm në një marrëveshje me Kinën, aty kishte disa elemente që binin mbi rëndësinë për t’i dhënë Hong Kongut një të ardhme demokratike duke sjellë një përafrim integrues mes dy sistemeve atij kinez dhe perëndimor”, deklaroi David Cameron për “Sky News”.

“Atëherë jam shumë i preokupuar me atë që po ndodh dhe shpresoj që ky problem mund të zgjidhet”, shtoi kryeministri britanik.

Britania e Madhe i ktheu Hong Kongun Kinës në vitin 1997. Ish-kolonia britanike që prej asaj kohe ka statusin e rajonit administrativ të veçantë në Kinë dhe përfiton në parim nga një autonomi e gjerë në raport me pjesën tejtër të vendit”.

Banorët e saj gëzojnë të drejtën e fjalës dhe të manifestimit që në pjesën tjetër janë të panjohura nga popullsia, dhe kanë një sistem gjyqësor të tipit britanik.

Por banorët e Hong Kongut vërejnë një erozion të këtyre të drejtave dhe shqetësohen ndaj ndërhyrjeve të Pekinit në çështjet territoriale.

Dje Londra kishte kërkuar fillimin e bisedimeve konstruktive, ndërsa Uashingtoni nxit autoritetet dhe manifestuesit të përmbahen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.