Home / Kronika / Gjici thirrje presidentëve të klubeve: Me polici private nuk ka siguri, të bojkotojmë kampionatin

Gjici thirrje presidentëve të klubeve: Me polici private nuk ka siguri, të bojkotojmë kampionatin

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, u ka bërë thirrje të gjithë presidentëve të klubeve të Superligës që të bojkotojnë kampionatin në rast se policia nuk kthehet në stadiume.

Numri 1 i verilindorëve, në një intervistë për faqen e klubit, shprehet se kompanitë private të sigurisë nuk janë të përgatitura për të menaxhuar turmat e tifozëve.

“Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Në Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet ku tifozeria është e ndërgjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private. Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të siguruar rëndin.

Futbolli është një sport masiv dhe duke qenë i tillë ka tifoza të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifoza në Kukës që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëronte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte. Kur do të luajnë ekipet që janë rivale si Kukësi-Partizani ose Partizani- Korça do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve. Unë jam i mendimit që të gjithë Presidentet e klubeve të Superliges si dhe ato të Kategorisë së Parë të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive. Kur të kalojnë 2 muaj Kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve , prandaj unë i bëj thirrje gjithë Presidentëve që bllokojmë Kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume”- u shpreh Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.