Bota

Merkel sërish kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, i cili po ashtu tha se një ndryshim kufijsh në Kosovë mund të ketë pasoja për pjesët tjera të rajonit.

Kancelarja Merkel kishte biseduar të hënën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur më ketë çështje. Ajo tha të martën se “i mbështesin përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“I mbështesim të gjitha bisedimet për një zgjidhje e cila ka parasysh tërësinë tokësore, e cila e tillë siç është sot është një vlerë e rëndësishme. Këtë e kam theksuar edhe në takimet e mëhershme me kryeministrin e Bosnjës dhe kryeministrin e Malit të Zi se duhet kujdes që lëvizjet në një territor të mos çojnë në lëvizje në territore tjera, tha kancelarja Merkel, e cila edhe më herët gjatë këtij muaji është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Aktualisht janë shtuar debatet rreth rrugëve të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti i Serbisë, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Prishtina e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Ai edhe të martën hodhi poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës duke mbrojtur idenë e tij për bashkimin e luginës së Preshevës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button