Home / Rajoni / Merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë

Merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë

Një zjarr ka rënë pas mesnate në një anije me mbi 1000 persona në bord në Saroniko, Greqi.

Anija e Anek Lines u nis nga Pireu me destinacion Kretën, ndërsa zjarri është konstatuar në momentin që ishte përballë ishullit Ydra. Anija është kthyer në Pire ku janë evakuuar pasagjerët dhe ekuipazhi ndërsa vazhdonte të digjej.

Kanë qenë 875 pasagjerë dhe 141 pjesëtarë të ekuipazhit në bord që janë shpëtuar. Mediat greke shkruajnë se nga ora 12 e natës deri në 4:40 të mëngjesit ka zgjatur odiseja e anijes në flakë në det të hapur.

Raportohet se zjarri filloi në garazhin e anijes dhe u përhap në pjesën tjetër. Pasagjerët me maska u nxorën nga anët dhe jo në anën e pasme siç ndodh zakonisht por nga dalja e sigurisë. Në port i prisnin policia dhe zjarrfikësja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: