Home / Bota / Orban-Salvini, aleancë kundër Brukselit për emigracionin

Orban-Salvini, aleancë kundër Brukselit për emigracionin

Kryeministri hungarez dhe ministri i Brendshëm italian bënë thirrje për krijimin e një aleance antiemigrantë me qëllimin – siç thanë, – të parandalohet emigrimi masiv në Europë nga rajonet problematike të Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

“Ne ramë dakord që emigracioni është çështja më e rëndësishme. U pajtuam po kështu të ndjekim së bashku një agjendë antiemigracion. Hungaria e tregoi se ai mund të frenohet në tokë dhe Italia dëshmoi që mund të ndalohet edhe në det”, tha Orban.

Siguria e Europës – shtoi Orban, – varet nga suksesi i tij duke iu referuar kështu Salvinit, të cilin e përshkroi si hero dhe si partnerin e tij për bllokimin e bërë anijeve me emigrantë.

Edhe pse vijnë nga fraksione të ndryshme, Salvini nga “Lega Nord” e ekstremit të djathtë dhe Orbani nga qendra e djathtë, të dy ata kanë vendosur të bashkëpunojnë përpara zgjedhjeve europiane.

Salvini deklaroi se Italia dhe Hungaria do të përpiqen të krijojnë një union “që përjashton socialistët e të majtën dhe i rikthen qendrës vlerat e identitetin që përfaqësojnë partitë e saj”. Mijëra vetë ndërkohë zbritën në rrugët e Milanos në një protestë kundër këtij takimi të organizuar nga e majta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: