Home / Kryeartikull / Audiopërgjimi, shantazh katërvjecar i Biankut për karrigen e vet!

Audiopërgjimi, shantazh katërvjecar i Biankut për karrigen e vet!

Mero Baze

Reagimi i Gjykatës së Strazburgut dhe sqarimi prej saj, se ka qenë në dijeni të bisedës mes gjyqtarit Ledio Bianku dhe Nënkryetarit të KQZ në Shqipëri, për çështjen e pronave, por kjo çështje nuk ka shqetësuar Gjykatën dhe nuk ka ndikuar në vendimet e saj, i vë kapak zhurmës rreth audiopërgjimit.

Ajo që lë shije të hidhur nga gjithë kjo histori, është përpjekja e gjyqtarit Bianku për të rregjistruar një zyrtar shqiptar që e paska pasur dhe mik dhe përdorimi I këtij rregjistrimi prej katër vitesh si shantazh për tu rikonfirmuar si kandidaturë, në momentin kur Gjykata po shqyrton kandidaturat e reja të Shqipërisë për në këtë gjykatë.

Nga pikpamja morale përgjimi i zyrtarit të Tiranës, është një vulgaritet që tregon për një personalitet të dyfishtë të tij. Ai është treguar korrekt që ja ka referuar Gjykatës ndërhyrjen e qeverisë shqiptare, dhe Gjykata nuk ka pas nevojë për audiopërgjimin që ai e ka mbajtur katër vite në sirtar për këtë ditë.

Audiopërgjimi i është dashur për katër vite Ledio Biankut për ta përdorur si presion ndaj qeverisë shqiptare për ta ripropozuar në atë post.

Dhe ky ësht i vetmi skandal në këtë histori.

Një gjyqtar që tenton të kap peng qeverinë e vendit të tij, për ta riprozuar me audiopërgjime.

Për katër vite rresht, Binaku nuk qenka shqetësuar nga audiopërgjimi. Nuk është shqetësuar as Gjykata dhe normal nuk kishte pse të shqetësohej. Nnga ana tjetër ai nuk e ka denconuar audiopërgjimin as në prokurori as në publik, po re ka ruajtur për shantazh.

E gjithë kjo e kthen gjqyatrin nga të shantazhuar në shantazhues, në një gjobëvënës ndaj qeverisë së vendit të vet për të siguruar një vend pune.

Pasi ka parë se po konsumohet procedura e zëvendësimit të gjyqtarit në Starzburg dhe ai nuk po futet në lista, pasi bëri dhe nja dhjetë pushime tek “Laguna Blu” në shtëpinë e Genc Pollos, më në fund vendosi të bëj një shërbim për sezonin e ri politik.

Në fakt tani është koha që të hapen vërtet hetime për audiopërgjimin dhe të vihet para përgjegjësisë shantazhuesi me audiopërgjimin . Qeveria nuk ka bërë shantazh ndaj tij. I ka shpalosur qëndrimine saj për pronat përmes një zyrtari dhe i ka kërkuar ndihmë. Ai ka bërë detyrën dhe ja ka referuar Gjykatës dhe Gjykata ka bërë detyrën e saj duke ruajtur pavarësinë.

Në rast se këtu ka ndonjë vepër penale dhe Bianku nuk e ka denoncuar, po ashtu duhet të jetë përgjegjës. Por fakti që e ka mbajtur katër vite në sirtar për ta përdorur për qëllimet e veta personale, është shantazh I pastër dhe duhet të hetohet seriozisht .

Është rasti më i pastër se si një gjytar turperon jo vetëm Gjykatën për të cilën ka punuar por tregon anën vulgare të personalitetit të tij, duke u pëprjekur të mbroj vendin e punës ose si baxhanak, ose si specialist çimkash. Sikur ta kishte vëlla këtë Pollon!

Leave a Reply

Your email address will not be published.