Home / Politika / Rama: Objektivi në vitin 2025 është që të kemi mbi 10 milionë turistë

Rama: Objektivi në vitin 2025 është që të kemi mbi 10 milionë turistë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se objektivi në 2025 është që të kemi mbi 10 milionë turistë.

Kryeministri ka marrë pjesë dje pasdite në një takim me biznesmenë të turizmit në Shëngjin-Lezhë, ku dhe është inauguruar dhe hotel “Princi”.

Duke folur për investimin në turizëm Kryeministri tha se “ndërkohë unë do të doja që t’ja kaloj fjalën miqve që kam njohur sot dhe dua t’i përgëzoj realisht, madje me shumë kënaqësi të shfrytëzoj këtë hapësirë, që përmes medieve të reklamoj me gojën time hotelin e tyre “Princi””.

Më tej, Rama shtoi se “jam shumë i mrekulluar nga investimi që kanë bërë nga gjithçka pashë, por jam vërtetë i impresionuar nga çfarë dëgjova lidhur me planet e mëtejshme lidhur me punën e vështirë për të rekrutuar dhe për të përgatitur stafin, sepse sfida më e madhe e turizmit në fund të ditës nuk janë ngrehinat, por është cilësia e shërbimit dhe patjetër do të ishte mirë të ndanim me publikun edhe vështirësitë  e përditshme për të gjetur njerëz të gatshëm për punë”.

“Niveli i pagave jo vetëm këtu, por në një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës tonë të mikpritjes është relativisht i lartë dhe përsëri ka një problem serioz që sot e ka jo vetëm Shqipëria, që është në hapat e parë, por e ka Mali i Zi, Kroacia, gjë që e ka bërë tregun e punës vërtetë konkurrues”, – tha Rama

Duke folur për sfidat e turizmit, Rama tha se “sfida më e madhe e turizmit nuk janë ngrehinat, por është cilësia e shërbimit. Do të ishte mirë të danim me ju dhe publikun për të gjetur njerëz të gatshëm për punë. Niveli i pagave të infrastrukturës tonë të mikpritjes është i lartë”.

Përfaqësuesit e biznesit në Shëngjin i kërkuan Kryeministrit Edi Rama më shumë promocion për turizmin si dhe vlerësuan paketën fiskale të uljes së TVSH-së për hotelet e kategorisë së lartë. Përfaqësuesi i një sërë biznesesh në Shqipëri, nga Saranda në Velipojë, theksoi nevojën e zgjerimit të sezonit turistik, prandaj tha ai, na duhet promocioni për turizmin si dhe kërkoi bashkëpunim me shkollat profesionale, si një mundësi për punonjës të kualifikuar. Një tjetër pikë që ka ndihmuar turizmin, tha ai është ulja e TVSH-së. Përfaqësuesi i biznesit i konsideron si të suksesshme politikat e qeverisë për Turizmin, përfaqësuesi i biznesit e konsideroi si lehtësim të barrës fiskale për hotelet e kategorisë së lartë uljen e TVSH-së dhe ndihmë për biznesin e turizmit.

Rama risolli në vëmendje premtimin për ndërtimin e rrugës me Malin e Zi, që sipas tij, do të mundësojë kalimin për 30 minuta.

Pjesë nga bashkëbisedimi me sipërmarrësit:

Rama: Jam i mrekulluar nga investimi, nga gjithë ajo që pashë, jam i impresionuar nga çka dëgjova lidhur planet e mëtejshme, lidhur me punën e vështirë për të rekrutuar dhe përgatitur stafin, pasi sfida më e madhe e turizmit s’janë ngrehinat por cilësia e shërbimit. Do të ishte mirë që të ndanim me ju, vështirësinë për të gjetur njerëz të gatshëm. Po e kaloj mikrofonin tek ju, një lezhjan dhe një nga Puka. Respekte, s’ndaj dot mes pukjanit dhe tropojanit.

Biznesmeni nga Puka: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu. Ky është sezoni i parë turistik për ne. Unë kam kompani ndërtimi, dhe këtë vit u morëm me turizëm. Mendoj se e ardhmja jonë është turizmi. Për hallet dhe shqetësimet që na kanë ndjekur, ju i dini vetë më mirë. Kemi probleme me krahun e punës. Pagat fillojnë nga 40.000 mijë lekë të reja e lart. Kjo është vështirësia kryesore, ne filluam tre muaj para që të kualifikonim punëtorët. I kemi paguar me pagë të plotë. Këtu thuhet s’ka punë, por ne jemi në hall. Papunësia në Shqipëri është zero, në mediat sociale dhe kudo ku shpallen vende pune, unë kam 50 vende të lira.

Biznesmeni 2: Po na ikin përditë copa deti. E di që duhen para, por po na ikën deti. Unë jam mbështetës i qeverisë suaj por s’jam servil. Ka probleme me administratën. Administrata tatimore s’ka pse bie forcën e saj këtu, por duhet të sjellë fjalën e shtetit. Prisja që pas takimit me Ronaldon të visheshit më sportivë. (Të qeshura)

Biznesmeni 3: Pushteti lokal është katastrofë. Dhera e plehra, hapësira është e ndotur, duhet parë një hallkë që për mua ka të meta. Turistët duan pastërti, se çmimet të lira janë. Duhen trotuarë me ndriçim. Mos e ndalni ritmin.

Rama: Ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, dmth që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam. Së dyti s’jemi këtu për të thënë që u mbyll sezoni e as për të bërë bilanc suksesesh por për të vënë disa pika mbi “i”, e për atë që mund ta konsiderojmë sukses. Ju falenderoj që nënvizuat se kemi qenë në kontakt disa herë brenda vitit. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet nga ata që komentet i kanë si ajrin që thithin, ne mësojmë nga këto takime dhe bashkëbisedime. Së treti, ajo që thamë në fillim të sezonit është se duam një sezon më të pastërt dhe më të sigurtë. Besoj se ky ka qenë sezoni më i pastër, ka akoma probleme. Një prej tyre, është si të rrisim bashkëpunimin me bashkitë, pavarësisht asaj që ju thoni, kapaciteti i bashkive është po ai, por volumi i mbeturinave të jetë shumë më shumë. Prandaj, problem është kur ka mungesë dëshire, por s’jemi këtu për këtë. Nga konstatimet e vizitorëve ne kemi bërë në vazhdimësi kontakte, kemi patur shumë më pak ankesa për pastërtinë. Sa për sigurinë, nëse nuk do të kishim atë masakrën e Vlorës, një vrasje haluçinante, do të kishim numrin më të ulët të vrasjeve për këtë vit. Por gjithashtu besoj se brenda shtatorit rruga këtu do të jetë e përfunduar. Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh. Ambicia jonë është rruga Shëngjin – Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë ketej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit. Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë- Kashar.

Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht. Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet, ndërkohë që nyja është bërë nga e para, ndërsa në librat e propogandës figuron si punë e kryer.

Ka një hendek, këtu njerëzit ankohen për punë e punëdhënësit që ankohen se s’kanë punëtorë. Marr si shembull, më falni, menaxheren e këtij hotelit ku jemi këtu. Menaxherja e hotelit ka ardhur nga Amerika, e ka rrogën më të lartë se timen, plotësisht të merituar. Jam i bindur se eksperienca që po krijohet, se mos harroni se Çezari ka shkruar për Shëngjinin, pavarësisht se ju e keni armikun tek rëra.

Biznesmeni: E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon.

Rama: Së pari, ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, dmth që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam.

Leave a Reply

%d bloggers like this: