Home / Kronika / BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali, për emigrantët

BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali, për emigrantët

E vetmja mënyrë që 20 emigrantët të dërgohen nga Italia në Tiranë, është që ata vetë të shfaqin vullnetin e tyre të lirë për të shkuar në Shqipëri.

Në të kundërt, një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil. Aq më tepër, për t’i dërguar në Shqipëri, një vend që nuk është as vendi i origjinës, as destinacioni i tyre final dhe as vend tranzit në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”, tha zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud.

“Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi Bertaud.

One comment

  1. Edi Rama Kryeminister i Shqipris me genjeshtra e filloj Politiken qe shumica e Popullit i ka besue per nje te ardhme ma te mir por po perfundon si nje ballavac dhe hajdut. Edi trupin pyll mendjen fyll.

Leave a Reply

%d bloggers like this: