Home / Ekonomia / Bashkia e Elbasanit, stacion për transportin e udhëtarëve drejt Tiranës

Bashkia e Elbasanit, stacion për transportin e udhëtarëve drejt Tiranës

pallati-i-sportit-Elbasan-466x350Bashkia e Elbasanit ka caktuar një vend qëndrimi për stacionin e autobusave të linjës Elbasan – Tiranë, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen e një problemi jo vetëm për shoferët e autobusave, por edhe për udhëtarët.
Kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, tha se “vendqëndrimi i ri do të jetë në ambientet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani”. Në këtë mënyrë të gjithë ata udhëtarë që do të nisen drejt Tiranës me autobusët e linjës , nuk do t’u duhet të qëndrojnë në shi, nën trysninë e temperaturave të ftohta, ose edhe atyre të larta deri në momentin e nisjes”.
Sipas Sejdinit, ndërtimi i stacionit të ri do t’i paraprijë investimeve dhe rikonkstruksionit total të sheshit para pallatit të sportit për ta bërë atë të përshtatshëm për qarkullimin e mjeteve dhe sipas kushteve normale.
Vendimi për ndërtimin e stacionit për mjetet e transportit të linjës Elbasan-Tiranë është marrë nga Këshilli Bashkiak dhe vjen menjëherë pas pakënaqësive të njëpasnjëshme të qytetarëve elbasanas, të cilët u duhej të prisnin në kushte tepër të vështira.
Një pjesë e mirë e atyre që udhëtojnë drejt kryeqytetit janë edhe pacientë, të cilët kërkojnë të kryejnë ekzaminime më të specializuara në spitalet që ndodhen në Tiranë. Ndaj vështirësia për të pritur nisjen e udhëtimit qoftë në kohë me shi, ashtu edhe në temperatura të larta ishte sfilitëse.

Leave a Reply

%d bloggers like this: