Politika

Rama mesazh bashkiakëve: Shumë nga ju nuk do të jenë vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së premtes të zgjedhurit vendorë dhe Prefektët e 12 qarqeve. Por, në takim mungonin kryebashkiakët e djathtë.

“Një pjesë e të zgjedhurve nga radhët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk do të ketë asnjë ndasi politike”, tha Rama.

Takimi kishte fokus turizmin por Rama dha edhe një mesazh për zgjdhjet e vitit të ardhshëm përballë të tijve, pasi demokratët mungonin.

“Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet e shumë nga ju mund të jenë në fushatë. Shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, tha Rama para kryebashkiakëve.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se sezoni turistik i këtij viti shënoi rritje të konsiderueshme.

Sipas tij, turizmi ka rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa e përkthyer në shifra, bëhet fjalë për gjysëm miliardi euro më shumë.

Ai tha më tej se mbështetja ndaj projekteve të agroturizmit nuk do të bazohet te përkatësitë politike. Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve të ngulmojnë për të afruar sa më shumë qytetarë që jetojnë në vend por edhe emigrantë të hartojnë projekte të ndryshme në fshat.

“Nuk na intereson ngjyra politike, na intereson të mbështesim projekte në agroturizëm. Në vjeshtë hapet thirrja e programit të KE, dhe kemi aty jo pak, por rreth 75 milionë euro nga të cilat 11 milionë euro janë vetëm për agroturizmin. Për bujtina, hotele turisitke në fshat, ndërkohë duhet t’ja përcillini njerëzve që ka paketë të re fiskale për agroturizmin, është vetëm 6 %. Nuk ka taksë për infrastrukturën, nuk ka taksë për pronën. Është mundësi fantistike edhe për emigrantët për të investuar në shtëpitë e tyre në fshat”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button