Home / Bota / Vritet kreu i rebelëve në lindje të Ukrainës, Rusia reagon ashpër

Vritet kreu i rebelëve në lindje të Ukrainës, Rusia reagon ashpër

Kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore u vra të premten në një shpërthim në një kafene në qytetin Donetsk.

Menjëherë, Rusia akuzoi Ukrainën për vrasjen e udhëheqësit separatist, Aleksandër Zakharkenko, por Kievi reagoi duke thënë se nuk kishte të bënte me shpërthimin dhe fajësonte sulmet separatiste.

Zakharchenko, i cili udhëhoqi Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut që nga viti 2014, “mori plagë të shumta dhe ndërroi jetë pas shpërthimit në qendër të Donetskut.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte të gjitha të drejtat dhe arsyet për të besuar se Kievi ishte përgjegjës për vdekjen e Zakharchenko.

“Vdekja e Zakharchenko tregon se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme” dhe ka thyer premtimet e saj për paqe”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

Leave a Reply

%d bloggers like this: