Home / Politika / Basha e thotë prerë: Nuk ka pakt me Ramën, ju tregoj synimin tim dhe të PD-së

Basha e thotë prerë: Nuk ka pakt me Ramën, ju tregoj synimin tim dhe të PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka thënë prerazi dje se nuk do të ketë një pakt apo bashkëqeverisje me Partinë Socialiste.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka shuar zërat që flisnin për një marrëveshje në shtator mes PD-së dhe PS-së për reformën zgjedhore.

 

 

“Nuk do ketë pakt politik-Rama-Basha. Nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe i PD është ti japim fund qeverisjes së lidhur me krimin”, theksoi kreu i PD.

Lidhur me deklaratat e bwra nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Basha konfirmoi se opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale.

‘Opozita do të dalë e bashkuar, do të përballemi të bashkuar me të gjitha sfidat. Ne po kërkojmë që ky bashkim të jetë sa më i madh.’

Gjithashtu Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për ligjin e ashtuquajtur prej tij “Fusha”. “Mos t’i shkojë në mend të sjellë në parlament ligjin ‘Fusha’. Mos t’i shkojë në mend”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: