Home / Kronika / Policia godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi

Policia godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi

Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërisë, efektivët e Policisë Kufitare Rinas kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, duke bllokuar ditën e djeshme 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 eurosh.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale A.D., që ishte edhe poseduesi i sasisë së lekëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai – Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin A.D., të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ amerikan dhe një sasi prej 3500 eurosh, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.