Home / Sporti / Kundër Izraelit dhe Skocisë, Panucci shpall listën e futbollistëve

Kundër Izraelit dhe Skocisë, Panucci shpall listën e futbollistëve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, për të publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve.
Enea Mihaj, Egzon Binaku dhe Besimir Demiri do të jenë prurjet e reja në Kombëtare.

Panucci ka lënë jashtë grumbullimit sulmuesin Cikalleshi, për të cilin u shpreh se është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit, por ka rënë në sy grumbullimi i Mavrajt, i cili aktualisht është pa ekip.

Një talent si 19-vjeçari Meritan Shabani, i cili ka edhe nënshtetësi gjermane, edhe pse i kontaktuar nga FSHF ende nuk ka vendosur se kë kombëtare ë përfaqësojë. Çka për Panuccin është një sinjal pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published.