Home / Politika / Rama: Turizmi rriti ekonominë, por nuk po shfrytëzojmë agro-turizmin

Rama: Turizmi rriti ekonominë, por nuk po shfrytëzojmë agro-turizmin

Kreu i qeverisë shtoi se “pavarësisht ndonjë mungese të paevitueshëm, ka pasur rritje të konsiderueshme të shitjeve me TVSH, që do të thotë rritje e formalizimit”.

Pasi shprehu keqardhjen që në një takim “për interesin e përbashkët” nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët e opozitës, Rama pati një kritikë për të pranishmit dhe kritika kishte lidhje me agro-turizmin.

“Ju lutem që të fokusoheni te agro-turizmi sepse është e papranueshme që ndërkohë që potenciali i agro-turizmit është kaq i madh, ne të mos kemi aplikues për grante. Ne nuk kishim aplikime sa duhet nga bashkitë, ndërkohë që duhet të mos kishim grante sa duhej për aplikuesit e shumtë. Duhet bërë më shumë në këtë aspekt”, theksoi Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: