Home / Kronika / Kapen për një portofol, u zbulohen edhe 4 vjedhje të tjera. Dy në pranga

Kapen për një portofol, u zbulohen edhe 4 vjedhje të tjera. Dy në pranga

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi dyshohen se në lagjen “Ujë i ftohtë” kanë vjedhur një portofol, por nga pas verifikimit të bëra nga policia Astrit Lushaj, 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, rezultojnë të kenë kryer edhe të paktën 4 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Konkretisht pas hetimeve dy personat e sipërpërmendur dyshohen edhe për këto vjedhje:

1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.

3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.