Home / Kronika / Krimi godet sërish në Shkodër, vritet nje biznesmen

Krimi godet sërish në Shkodër, vritet nje biznesmen

Ngjarje e rëndë në Shkodër. Një 31-vjeçar është gjetur i vrarë. Bëhet fjalë për Arjan Ferracakun, 31 vjeç.
Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Ferracaku është pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe babai i 2 fëmijëve.

Makina është gjetur në një vend në periferi të qytetit ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Nuk ka ende shumë detaje, por dyshohet se mjeti i gjetur në vendin e quajtur “Livade” është përdorur për transportin e një personi të vrarë. Nga ana tjetër policia thotë se mjeti nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari është vrarë gjatë natës. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: