Home / Kronika / Trafikonte sasi të mëdha kokaine, dënohet shqiptarja me dy emra në Britani

Trafikonte sasi të mëdha kokaine, dënohet shqiptarja me dy emra në Britani

Një shqiptare është dënuar me 7 vite burg në Britani, pasi akuzohet se është pjesë e një bande të trafikut me shumicë të kokainës. Shqiptarja Marsela Kreka, e njohur edhe si Maria Danciu (identitet rumun), 28-vjeç.

Fillimisht shqiptarja u shpall fajtore më 3 korrik 2017 duke u dënuar me vite burg nga gjykata Old Bailey pasi u kap me 1 kg kokainë në makinë, ndërsa ushte e përfshirë në trafikun e drogës ndërmjet periudhës 27 maji 2016 deri në 2 qershor 2016.

Por dënimi i saj u shfuqizua më 28 mars të këtij viti pasi Gjykata e Apelit vendosi se gjykata më e ulët kishte bërë gabim në drejtimin e jurisë pasi shqiptarja pretendonte se kishte qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Pas ankesës së shqiptares u kërkua rigjykim i saj sepse nuk u gjet asnjë dëshmi mbi pretendimet se 28-vjeçarja kishte qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo u dënua me 7 vite burg për trafik kokaine dhe flasifikim te dokumenteve të identitetit.

“Marsela Kreka ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në furnizimin e sasive të mëdha të kokainës.Përkundër pohimit të saj se kishte qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, SHPK ishte në gjendje të demonstronte se ajo nuk ishte detyruar të kryente veprat penale. Zyra e Prokurorit punon ngushtë me policinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë që të identifikojë ata që mashtrojnë duke pretenduar se janë trafikuar në mënyrë që të mos përballen me ligjin dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që viktimat e vërteta të trafikimit të marrin mbrojtjen që u siguron ligji”- tha Adrian Flasher nga zyra e prokurorit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: