Home / Bota / Obama e thumbon Trumpin në funeralin e McCain

Obama e thumbon Trumpin në funeralin e McCain

Gjatë ditës së djeshme në funeralin e senatorit të ndjerë John McCain ishin prezent shumë fytyra të njohura publike. Ndër ta ishte edhe ish presidenti Barack Obama që mbajti fjalim.

Gjatë fjalimit të tij ai thumboj presidentin e tanishëm Donald Trump edhe pse nuk ja përmend emrin por mesazhi është i qartë. Obama tha se politika sot është e vogël, dorështrënguar dhe zemërngushtë.

Përveq ish presidentit, fjalim mbajti edhe vajza e senatorit ku edhe kjo thumboi presidentin Trump, transmeton Indeksonline.

“Amerika nuk ka nevojë që të bëhet e mrekullueshme prapë, pasi që ka qenë gjithmonë” tha Meghan McCain në fjalimin e saj.

Presidentin Donald Trump nuk ishte i ftuar në funeralin e John McCain pasi që kështu kishte kërkuar para se të vdiste senatori.

Leave a Reply

%d bloggers like this: