Politika

PD: Qeveria, miliona lekë shpenzime luksi

“Vetëm për vitin 2018 qeveria ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë, ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro”, u shpreh sot në një deklaratë për shtyp, drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit,  të PD-së, Lealba Pelinku

Më tej, Pelinku thekson se “sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti 188 milionë për dy limuzina luksoze”. “Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre” shton Pelinku.

“Vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve”, tha Pelinku.

Ndaj Partia Demokratike, fton qytetarët, gjithë ata që ende kanë shpresë se ky vend meriton më të mirën, t’i thonë stop Qeverisë që vjedh ndihmën ekonomike dhe e kthen në luks për qeveritarët. “Me ardhjen e PD-së në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm i jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar”, përfundoi Pelinku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button