Qeveritare

Rama: Lezha po rilind, lumi i Lezhës pa plehra

ramane-twiterKryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, foto nga Lumi i Lezhës, ku tregohet se vazhdon pastrimi i territorit të vendit nga plehrat.

“Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind”, shkruan Rama, i cili po zhvillon sot një vizitë në Lezhë.

Aksioni për pastrimin e territorit nga plehrat ka kaluar disa faza, si ajo e sezionit turistik ku u përfshi dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, ndërkohë që është shtrirë në mbarë vendin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button