Home / Kronika / Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë brenda një çante

Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë brenda një çante

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë. Burime policore njofotjnë se një foshnjë është gjetur e braktisur pa shenja jete në një çantë të hedhur në rrugë.

Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.

Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.

Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojë në identifikimin e nënës së fëmijës.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë. Në një prononcim zyrtar, policia bën me dije se foshnja e porsalindur është konstatuar rreth orës 07:30 pa shënja jete.

Leave a Reply

%d bloggers like this: