Home / Kronika / Sulmi ndaj biznesmenit e gazetares/ Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë, paralajmërimi i fortë që u bëri

Sulmi ndaj biznesmenit e gazetares/ Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë, paralajmërimi i fortë që u bëri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Behet me dije se  mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së prinderve  te gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

 

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

 

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije  se Ministri kërkoi me force rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese

Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim

Ministri inkurajoi për veprime hetimore policore të thelluara dhe bashkepunim intensiv me Prokurorinë, si edhe denoncim te rasteve nese do te rezultojë qe prokurore të caktuar zvarrisin e pengojnë ecurinë e hetimeve, apo hezitojne të lëshojne urdhra-ndalimi për persona te implikuar

Nga drejtuesit e Policisë është kërkuar me shumë mbështetje nga Prokuroria, nga strukturat vendore të SHISH, si dhe nga institucionet e tjera si Tatime, Dogana, Burgjet etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: