Home / Ekonomia / Ministria e Financave përfundon këtë javë negociatat me institucionet për buxhetin 2015

Ministria e Financave përfundon këtë javë negociatat me institucionet për buxhetin 2015

ministria-e-financave1-466x350Ministria e Financave mbyll këtë javë negociatat me institucionet buxhetore lidhur me projektbuxhetin e vitit 2015.

Të gjitha institucionet buxhetore kanë dorëzuar në fillim të muajit shtator projekbuxhetin për vitin 2015, ndërsa gjatë gjithë muajit shtator, ministria e Financave, përmes një kalendari të paracaktuar ka negociuar buxhetet me të gjitha këto institucione.

“Janë analizuar nga stafi i Ministrisë së Financave dhe në përputhje me kalendarin e brendshëm që kemi ne, kemi negociuar me të gjitha institucionet për të diskutuar mbi kërkesat e tyre buxhetore dhe për të akomoduar të gjitha nevojat që ne i konsiderojmë prioritare. Kemi edhe disa institucione të rëndësishme përfshirë edhe ministrinë e Transportiti”, thanë burimet.

Gjatë ditës së nesërme ministria e Financave pritet të diskutojë buxhetin e vitit 2015 për ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, dikaster ky që pritet të ketë edhe një vlerë të konsiderueshme të fondeve të përfituara nga buxheti i shtetit.

Por ndërkohë, ministria e Financave, është duke diskutuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar projektbuxhetin e vitit 2015.

Sipas burimeve nga ministria e Financave, janë dy çështje të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë dhe paketën fiskale që janë duke u diskutuar me FMN-në.

Leave a Reply

%d bloggers like this: