Home / Kuriozitete / Mosha veç numër, 95 vjeçari thyen rekord në zhytje

Mosha veç numër, 95 vjeçari thyen rekord në zhytje

Një 95 vjeçar britanik, veteran i Luftës së Dytë Botërore, ka thyer rekordin e tij personal këtë të shtunë, duke u bërë zhytësi më i vjetër në botë duke u zhytur sot në Qipro për të eksploruar anije të fundosura.

Ray Woolley, që më 28 gusht mbushi 95 vjeç, tashmë mban rekordin për zhytësin më të moshuar aktiv, pasi për 44 minuta ai bëri zhytje ndërsa kishte arritur thellësinë prej 40.6 metra, duke e thyer rekordin e tij personal prej 41 minutave, dhe thellësi prej 38.1 metra, që e kishte vendosur si 94 vjeçar, transmeton Koha.net shkrimin e Reuters.

“Ia dolëm…ndjehem për mrekulli. Është bukur ta thyej sërish rekordin tim dhe shpresoj të qëndroj i shëndetshëm dhe do ta thyej sërish vitin tjetër me të gjithë ju”, u shpreh Woolley në momentin që doli nga uji.

Woolley dhe dhjetëra zhytës të tjerë u futën në thellësitë ujore rreth anijes së fundosur së Zenobisë, një anije mallrash e ngarkuar me kamionë që u mbytë rreth 2 kilomtra larg qytetit jugor qipriot të Larnakës në vitin 1980 në udhëtimin e parë të saj.

Woolley, nga Port Sunlight i Anglis, jeton në Qipro, është zhytës që 58 vjet.

“Po tentoj t’ia dëshmoj vetes, dhe shpresoj edhe të tjerëve, se ushtrimet, veçanërisht kur bëheni në moshën time, është gjëja më e rëndësishme që ta bëni”, ka thënë ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: