Home / Bota / Azevedo:Nëse ShBA-ja tërhiqet nga OBT-ja, biznesi amerikan në kaos

Azevedo:Nëse ShBA-ja tërhiqet nga OBT-ja, biznesi amerikan në kaos

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo tha në një intervistë të shtunën për “Bloomberg News” se nëse ShBA-ja tërhiqet nga OBT-ja, kjo do të sjellë kaos tek kompanitë amerikane që operojnë në mbarë botën.

Fjalët e Azevedo-s janë përgjigje ndaj kërcënimit të 30 gushtit nga presidenti Trump për t’u tërhequr nga OBT-ja. Në një intervistë për “Bloomberg News” po atë ditë, Trump tha se nëse Organizata Botërore e Tregtisë nuk e ndryshon qasjen e saj ndaj ShBA-së, ajo do të tërhiqet nga organizata.

Azevedo tha se sipas Trump-it, ShBA-ja është trajtuar padrejtësisht nga OBT-ja. Në përgjigje të kësaj, Azevedo argumentoi se asnjë vend nuk mund të fitojë gjithmonë në rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në fakt, ShBA-ja ka fituar më shumë se 90% të rasteve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: