Politika

Opozita, mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër

Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, partitë opozitare zhvilluan edhe një mbledhje të përbashkët, nga ku mësohet se është vendosur të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme në qytetin e Shkodrës në orën 17:00, orë në të cilën do të nisë edhe seanca e parë në Kuvend për këtë sesion parlamentar.Sipas burimeve nga opozita, mbledhja e jashtëzakonshme në qytetin e Shkodrës do të jetë një mesazh qëndrese kundër “krimit me lidhje qeveritare”.

“Mbledhja në Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri”, thotë PD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button