Home / Politika / Spaho: Reforma në drejtësi çoi sistemin në kaos; Vendi ka mbetur pa gjykata

Spaho: Reforma në drejtësi çoi sistemin në kaos; Vendi ka mbetur pa gjykata

Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, partitë opozitare zhvilluan edhe një mbledhje të përbashkët, për të koordinuar aksionet dhe veprimet e tyre gajtë sezonit të ri parlamentar.
Në dalje të saj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho u ndal para kamerave, për të komentuar mbi diskutimet dhe vendimet e marra nga grupi i PD-së.

Spaho u ndal te reforma në drejtësi, duke e cilësuar si një dështim, që ka lënë vendin pa gjykata dhe në vend ta reformonte për mirë këtë sistem, e dërgoi në kaos total.

“Sot Shqipëria është pa Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë Apeli. E gjithë kjo ka ardhur pas një reforme të njëanëshme dhe tërësisht të dështuar, nga ana e qeverisë në pushtet. Ne jemi të vendosur për t’u përballur me të gjitha mjetet me këtë qeveri, që po punon vetëm ëpr interes të krimit”, deklaroi Spaho.

Leave a Reply

%d bloggers like this: