Home / Rajoni / Kancelarja gjermane Merkel të shtunën në Shkup

Kancelarja gjermane Merkel të shtunën në Shkup

Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën do të realizojë vizitë në Shkup, njoftoi zëdhënësi i saj Shtefen Zajberg, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Siç raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në tekstin e shkurtër, ANA-MPA transmeton deklaratën e zëdhënësit të kancelares, i cili thotë se Merkel dëshiron që të krijojë përshtypjen e saj, duke ardhur në Maqedonia, në prag të referendumit.

“Ende po punohet për programin, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin IRJM-së, Zoran Zaev”, deklaroi Zajberg dhe shtoi se në fokus të takimit do të jenë “ngjarjet rajonale, temat bilaterale”, ndërsa zonja Merkel “gjithsesi që të dëshiron në vetë vendin e ngjarjes të krijojë përshtypjen e saj për referendumin lidhur me emrin e vendit, i cili do të mbahet në fund të muajit”, transmeton agjencia greke e lajmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.