Home / Politika / Konferenca e Kryetarëve, Manja: Shtyhet dekreti i Presidentit në lidhje me çështjen e teatrit

Konferenca e Kryetarëve, Manja: Shtyhet dekreti i Presidentit në lidhje me çështjen e teatrit

“Zbatim deri në fund të reformës në drejtësi. Ka qenë në fokusin e kësaj mazhorance për ta zbatuar reformën në drejtësi sipas Kushtetutës dhe ligeve të këtij vendi”.

Kështu deklaroi sot nën/kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, pas mbledhjes së sotme të kryetarëve

“Ne do të fokusohemi në një proces ligj-bërjeje që ka në fokus qytetarët, rritjen e puënsimit, më shumë rend dhe siguri publike dhe reduktimin e varfërisë”, tha Manja.

Në lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës, për ligjin për teatrin, Manja tha se, “një ndër pr/ligjet që do të shqyrtohet është edhe dekreti i Presidentit në lidhje me çështjen e teatrit. Ky dekret nëse është depozituar gjatë kohës që Komisioni i veprimtarisë prodhuese ka qenë pushim, u kërkua që ky dekret të mos shqyrtohet në seancën e datës 13, por në datën 20, pasi Komisioni ka nevojë për kohë që të shqyrtojë dekretin e Presidentit”.

I pyetur për qëndrimin e PD-së dhe LSI-së, Manja theksoi se, “nuk e di çfarë kanë thënë dy kryetarët e grupve parlamentare. Por e unë i dëgjova edhe gjatë mbledhjes dhe mua mu duk sikur kishin ndenjur deri vonë në dasëm dhe vazhduan me ritualin që ka vazhduar opozita këto muaj”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: