Kronika

Kapshticë, përpjekje për trafik narkotikësh, arrestohen 2 shtetas

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një tentativë për “Trafik të lëndëve narkotike”.

Gjatë operacionit Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka sekuestruar një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve S. Ch, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe A.E, 27 vjeç, banues në Bulqizë, (rezident në Katerinë-Greqi), të cilët udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen” rezultoi se:

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button